Neymar është përplasur mbrëm me një tifoz të Santosit.
Sulmuesi brazilian nuk arriti ti kontrollonte nervat, pas barazimit 1-1 me skuadrën e Recoleta, në ndeshjen e Copa Libertadores, shkruan IndeksOnline.
Ishte pikërisht Neymar ai i cili shënoi golin e vetëm për Santosin, por pas ndeshjes u përplas me një tifoz i skuadrës së tij.
Sipas një video virale në rrjetet sociale, degjohet se tifozi i drejtohet Neymarit me fjalët: ”Duhet të ishe stërvitur më shumë. Je i shëndoshë, d***r!”.
Më pastaj braziliani ia ktheu: “A duhet të bëj gjithçka? Mbylle gojën! Jam i llastuar? Po jap jetën time këtu! Trego pak respekt!”. dëgjohet duke ia kthyer Neymar./IndeksOnline/
🚨 AGORA! ESPN pegou de perto o que Neymar disse para o torcedor do Santos:
“Tu devia ter treinado mais. Tá gordinho, car****!”
“Eu tenho que fazer tudo? Cala a boca!”
“Eu sou mimado? Eu tô dando a vida aqui! Respeita!”
🎥 @ESPNBrasil | @SportsCenterBR pic.twitter.com/2CF4pJXoWd
— Planeta do Futebol 🌎 (@futebol_info) April 15, 2026