BallinaSportLëndim i rëndë për Ekitike, në dyshim për Kupën e Botës

Lëndim i rëndë për Ekitike, në dyshim për Kupën e Botës

Të ngjajshme

Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe pjesë të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se...

Braga bën përmbysje spektakolare ndaj Betisit dhe siguron gjysmëfinalen e Europa League

Një përballje e jashtëzakonshme është zhvilluar në stadiumin “La...

Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinalistë në Ligën e Europës...

Spektakël bukurie në Prishtinë: Kurorëzohet ‘Miss Kosova 2026’

Sonte në kryeqytet është mbajtur eventi i shumëpritur “Kosova...

Ëndrra e Hugo Ekitike për në Kupën e Botës është në dyshim.

Sulmuesi francez ka pësuar një lëndim të rëndë mbrëmë, gjatë ndeshjes mes Liverpulit dhe PSG-së, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari u largua me barelë nga loja, pas vetëm gjysëm ore lojë.

Kur kanë mbetur edhe tetë javë nga fillimi i Kupës së Botës, duket se lëndimi i tij është serioz dhe rikuperimi do të merr kohë.

Sulmuesi i Liverpulit, në momentin e lëndimit bëri me gisht tendinin e Akilit, lëndim ky i cili mund të përfundoj para kohe sezonin.

Pas ndeshjes me PSG-në, shoku i tij i skuadrës, Ibrahima Konate, tha se lëndimi i Ekitikes është i rëndë.

“Jam shumë i trishtuar për të dhe shpresoj se do të kthehet. Mendoj se është keq. Nuk e di. Kam dëgjuar shumë gjëra. Me Kupën e Botës, të gjitha gjërat që vijnë këtë verë, është shumë e vështirë për të në këtë moment”, deklaroi Konate.

Derisa trajneri i Liverpulit, Arne Slot, tha se duhet pritur për rezultatet mjekësore.

“Duket shumë keq, por e vështirë për mua të them se sa keq është. Nesër, do ta hetojmë më tej këtë. Le ta shohim, por nuk duket mirë. Humbja e një lojtari është diçka që e kemi pasur shumë herë këtë sezon, por është veçanërisht e vështirë për të sepse nuk do të doje kurrë të lëndoheshe, veçanërisht në këtë kohë të sezonit”, deklaroi Slot.

Hugo Ekitike po kalon një sezon fantastik dhe pritet të ishte pjesë e Francës për Kupën e Botës, por ky lëndim e vë në dyshim pjesëmarrjen në këtë event./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz