Mbrojtja e Veselit fillon fjalën përmbyllëse: Nuk ka asnjë provë kundër tij
dp

Lexo edheProsper ia përplas në fytyrë Speciales: Kam frikë se kjo Gjykatë nuk është model i asaj që duam, ZPS po mundohet të shtrembëroj të vërtetën

Pasi e përfundoi mbrojtja e Hashim Thaçit, fjalën përmbyllëse e nisi mbrojtja e ish-kryeparlamenarit Kadri Veseli.
Avokati i tij, Rodney Dixon, tha se çështja kundër Veselit është “si përpjekje për të gjetur njëbrirëshin”.
“Çështja e Prokurorisë kundër Veselit mund të përshkruhet si një përpjekje për të gjetur njëbrirëshin. Për më shumë se pesë vjet që kur u ngrit aktakuza, e madje edhe më parë, që në 2015 ku u krijuan Dhomat e Specializuara dhe filluan hetimet, ZPS-ja ka gjurmuar diçka që nuk ekziston, janë munduar që të gjejnë prova për përfshirjen e Kadri Veselit në veprimtari penale”, tha ai.

Lexo edheProsper ia përplas në fytyrë Speciales: Kam frikë se kjo Gjykatë nuk është model i asaj që duam, ZPS po mundohet të shtrembëroj të vërtetën
Sipas tij, rasti ndaj Veselit është unik “sepse nuk ka asnjë provë e jo më të këtë bërë ndonjë vepër penale”.