back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeProsper ia përplas në fytyrë Speciales: Kam frikë se kjo Gjykatë nuk...

Prosper ia përplas në fytyrë Speciales: Kam frikë se kjo Gjykatë nuk është model i asaj që duam, ZPS po mundohet të shtrembëroj të vërtetën

Të ngjajshme

Mbrojtësi tjetër i Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka marrë fjalën e tij në seancën e sotme në Hagë ku po i thotë fjalët përfundimtare mbrojtja e Thaçit.

Ai drejtpërsëdrejti në fjalën e tij ka folur për dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes, për çka ZPS tha se kishin informacione të pakta, gjë të cilën e kritikoi tejmase Prosper.

Ai ka thënë se shtatë dëshmitarët ndërkombëtarë, u sollën në Hagë në një situatë të vështirë sepse kishin shumë pak njohuri me aktorët e përfshirë, gjuhën nuk e flisnin, kanë komunikuar vetëm disa herë me aktorët kryesorë, nuk kanë lexuar ndonjëherë rregulloret, urdhëresat apo komunikatat e UÇK-së dhe nuk e njihnin strukturën e UÇK-së.

“Të nderuar zotërinj, duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogance, mungesë respekti i cili në fakt ka qenë i pranishëm në këtë Gjykatë qysh prej fillimi. të rrëzosh menjëherë përvojat, dëshmitë e këtyre profesionistëve me përvojë që e kanë pasur për detyrë të shkonin të vlerësonin situatat, të analizonin ngjarjet në mënyrë që të ruanin sigurinë ndërkombëtare është e pabesueshme.  Është e gabuar dhe në fakt për mua është një gjest dëshpërimi. nuk është për tu habitur që Qeveritë dyshojnë tashmë në besueshmëritë e tribunaleve ndërkombëtare, sepse vetë profesionistët e tyre dalin para trupit gjykues tregojnë çfarë ka ndodhur dhe deklaratat e tyre hidhen poshtë nga persona që as nuk kanë qenë të pranishëm në vendin përkatës, kjo është një çështje shumë problematike”, ka thënë Prosper.

Ai ka thënë se këto tribunale si kjo e Hagës, janë instrument i sistemit të rendit ndërkombëtar, për të cilat ka thënë se ata që kanë dëshmuar para tyre janë pjesë e një sistemi dhe persona që vendosin a duhet të ketë tribunale dhe a duhet të ketë drejtësi,

“Nuk mund të themi ata nuk e dinë çka po flasin, ata ishin atje sepse ne do t;i interpretojmë gjërat ndryshe mos iu besoni më syve apo veshëve, dimë ne më shumë se ju.  Është me rëndësi që t’i kujtojmë vetes rëndësinë e këtyre dëshmitarëve. Mund të mos iu pëlqejnë dhe nuk kanë pse t’iu pëlqejnë. Mund të mos i respektoni dëshmitarët ndërkombëtarë si individ dhe nuk keni pse ta bëni këtë por duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre dhe shtetet që përfaqësojnë sHBA-të, Britaninë, NATO-në dhe Kombet e Bashkuara”, ka thënë Prosper.

Ai gjithashtu ka thënë se të shtatë dëshmitarët ndërkombëtarë, kanë folur bazuar në përvojat e tyre dhe në emër të institucioneve që përfaqësonin.

“Kur iu dhanë këndvështrimet e tyre ishin të matura, produkt i bashkëpunimit. Kishin informacion për organizata ushtarake, civile nga komuniteti i shërbimit informativ, raporte nga OJQ-të debate të brendshme, konstatime personale në terren, nga raportimet që merrnin prej terrenit. Pra, kishin këndvështrime plotësisht të bazuara”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar dëshmitë e secilit prej këtyre shtatë dëshmitarëve ndërkombëtarë.

“Jamie Rubin, ka punuar për senatorin Biden, këshilltar i sekretares së shtetit. Në fakt ai ka pasur për detyrë sepse ka qenë në çdo takim me sekretaren e shtetit, ishte personi që u caktua të shkonte dhe të zbulonte kush ishte Hashim Thaçi. I thanë shko, kalo kohë me të dhe nëse iu kujtohet nga dëshmia e tij, ai në Rambuje sa herë i jepej rasti shkonte e pinte një cigare me Thaçin, ishte i pranishëm me të në sallë. Ai pati mundësinë të bënte vëzhgimet përkatëse dhe iu dha mendimet e veta.  Profesori Paul Williams. Një profesor i nderuar në Universitet Amerikan/ Këtu ishte një person që ka ndihmuar shtetet e dobëta të brishta dhe Qeveritë që të gjenin paqe, të ndërtonin shoqëri demokratike dhe këtë e ka bërë falas, pro bono, ka qenë i pranishëm në sallë, i ka dëgjuar bisedat dhe erdhi këtu vullnetarisht sikurse të tjerët. Nuk mund të hidhet poshtë qëndrimi  itij.  Ambasadori John Dankans – Mike Durkey, diplomat të lartë, diplomat karriere me shumë përvojë.  Dunkey ushtarak, ishin këshilltar të NATO-s dhe kanë qenë këshilltar politik. I kanë studiuar me imtësi këto çështje ditë pas dite.  Jock Covey, i caktuar nga sekretari i përgjithshëm, këshilltar për çështje diplomatike edhe ai erdhi këtu dha këndvështrimet e tij dhe prapë Prokuroria e hedh poshtë përvojën e tyre. E njohim ambasadorin Hill, gjashtë herë ka qenë ambasador dhe mund të vazhdoj dhe të flas edhe për përvojat e tjera që ka pas ai. Pro, pjesa më e rëndësishme ka qenë që ai ishte i dërguar i posaçëm për Kosovën, një detyrë ka pasur ai të zbulonte çfarë roli kishte gjithsecili, çfarë ndodhte në sferën e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Por, Prokuroria do që ne të besojmë që ai informacionin e ka të kufizuar, thjeshtë u detyra të vinte këtu. Më vjen keq, e besueshme është kjo?”, ka thënë mes tjerash Prosper.

Ai ka thënë se a do të ndërhynin në luftë shtetet që ndërhynë nëse këta persona nuk iu kanë dërguar informacione të sakta.

“Këta persona kanë pasur komunikime personale, nuk ka qenë vetëm një mision i zbuluar, kishin shkuar për safari në Kosovë. Tani Prokuroria do që ju të besoni se këta persona kanë qenë vetëm kalimtarë. Ata duan të minimizojnë rolin e tyre, është mungesë respekti. Këta persona u shërbenin vendit të tyre, institucioneve të tyre, kjo tregon injorancë sa i përket këtij procesi. Këta diplomatë, këta ekspertë bëhet fjalë për punën e jetës së tyre që erdhën këtu vullnetarisht të flisnin me ju, për të thënë këtë dimë ne, këtë kemi parë ne, këto janë përfundimet e mia prej eksperti dhe të gjitha këto ne do t’i hedhim në plehra”, ka shtuar Prosper.

Ai ka përmendur dy raste ku shtetet  ndërkombëtare nuk ndërhynë në luftëra, ajo e Ruandës dhe ajo në Srebrenicë në Bosnje. Prosper ka pyetur se pse kjo ndryshoi në 99-tën në Kosovë.

“Tani pse ndryshoi situata në vitin 99, dhe komuniteti ndërkombëtar papritmas thotë pa pasur informacionin e duhur ne do të hapim luftë kundër Serbisë? Pa e ditur kush është gjithsecili>? Pa e ditur çka është UÇK-ja Janë shokët tanë, janë armiq, a mund të punojmë me ta, kush është përgjegjës, me cilin mund të bisedojmë. Sigurisht që këto pyetje i kanë bërë, duhej t’i bënin. Kur erdhën këta dëshmitarë këtu, ndanë informacione me ju, pas 26 vitesh, informacion qe sigurisht është i bazuar në kujtime, ju duhet të dini që aso kohe informacioni ka qenë real, solid nuk ka qenë përfaqësor dhe nuk ka qenë vetëm përshtypje personale”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se prokurori ka thënë se Rubin e Clark janë mashtruar nga një 29 vjeçar, siç ishte atë kohë Hashim Thaçi.

“Vërtetë e besoni këtë? Kemi një zotëri këtu që në atë kohë ishte student, kishte kaluar kohë në Zvicër dhe iu hodhi hi syve këtyre personave kaq të nderuar? Sigurisht që jo. Të gjithë ata dëshmitarë erdhën këtu dhe ndanë diçka me ju, ju thanë nuk ka pas komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së, nuk ka pasur strukturë politike, Hashim Thaçi nuk ka qenë përgjegjës dhe konflikti i armatosur përfundoi në qershor 99.  ZPS nuk do që ju të fokusoheni në këtë pjesë, madje as nuk i thirrën këtë dëshmitarë që janë të përmendur në të gjitha provat e mundshme. Vendosën të mos i  intervistonin as mos t’i thërrisnin, por Prokuroria vjen këtu sot dhe merret me prova shkresore, përpiqet të shtrembëroj faktet duke shpresuar që ju të mos e shikoni që ata nuk i kanë provat e duhura. Ata e kanë barrën e provës, dhe duhet t’i kujtojnë vetes se kjo barrë prove është shumë e lartë, përkundër dyshimit të arsyeshëm. Ju lutem reflektoni,qoftë kur keni qenë studentë të juridikut, juristë, gjykatës dhe mësuat kriterin e barrës së provës, dhe sa i lartë është pragu për të garantuar nëse do të mohojmë apo t’i heqim dikujt lirinë, nëse një autoritet do ta bëj këtë, duhet të jemi të bindur, të sigurtë”, ka thënë Prosper.

Ai ka kritikuar fuqishëm Gjykatën Speciale në Hagë.

“Kam frikë se kjo gjykatë nuk është model i asaj qe ne duam dhe i gjykatave me sundim të ligjit, sepse për shkak të kësaj Prokurorie është kthyer në simbolin e asaj që duam të parandalojmë. Kjo çështje është në duart e juaja, ju lutem lexoni dëshmitë e ndërkombëtarëve e të personave që kanë punuar gjithë jetën dhe ishin këtu për të ndarë me ju historitë nga bota reale, për atë që ndodhi realisht më 1998-1999. Prokuroria merret me shkresa duke pretenduar të shtrembërojë të vërtetën. Ju lutem reflektoni, qoftë kur keni qenë jurist e mësuat kriterin e barrës së provës së sa e rëndësishme është barra e provës e sa i lartë është pragu për të garantuar që nëse do të mohojmë apo do t’i heqim dikujt lirinë”, ka shtuar Prosper. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz