Mblidhet kryesia e PDK-së, Lushtaku thotë se do diskutohen shkeljet kushtetuese
dp

Lexo edheTahiri: S’guxon të bëhet Kuvendi muze, bllokada nga LVV-ja është abuzim

Para mbledhjes së kryesisë së PDK-së, ai njoftoi për diskutimet brenda partisë dhe hapat që pritet të ndërmerren në vijim.
“Dhe sigurisht që do të diskutojmë shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës dhe do të vazhdojmë diskutimin se cilat janë hapat dhe veprimet që do të ndërmarrim karshi kësaj ngërçi politike që dy vite që po vazhdon me zgjedhje të njëpasnjëshme. Dhe fatkeqësisht shohim që kjo, domethënë, ngërçi politike edhe nuk po munden me dalë jashtë shkeljeve të radhës. Sado që i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, i bie që vetëm të rikonfirmojmë shkeljen e radhës. Dhe po shohim që, ë, këtë rast është bërë normë shkelja e Kushtetutës dhe sigurisht që më, besoj që nuk është vetëm pjesa institucionale apo vendosja e dërgimit në Gjykutën Kushtetuese, po do të jetë edhe veprime të tjera”, tha Lushtaku.

Lexo edheTahiri: S’guxon të bëhet Kuvendi muze, bllokada nga LVV-ja është abuzim