back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeMbledhen për vetëm një ditë mbi 145 mijë euro në xhamitë e...

Mbledhen për vetëm një ditë mbi 145 mijë euro në xhamitë e Kosovës për Hasanbegun e Shkupit (FOTO)

Të ngjajshme

Haradinaj godet Sveçlën: Temat e sigurisë nuk janë shoubiz

Ramush Haradinaj ka adresuar kritika ndaj ministrit në detyrë...

Liverpool “shkund” Atleticon me dy gola të shpejtë, Salah në super formë

Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke...

Williams: Thaçi inteligjent, pa autoritet në bisedime

Nga gjykata u largua por brenda saj la dëshmitë...

Melinda merr propozimin për martesë

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit...

Në aksionin e Bashkësisë Islame të Kosovës të xhumanë e 12 gushtit për ndihmë banorëve të lagjes Hasanbeg të Shkupit të cilët pësuan nga përmbytjet dhe vërshimet, nëpër xhamitë e Kosovës u grumbulluan gjithsej 145.961.91 euro, të cilat dje nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës i janë transferuar Shoqatës Humanitare “Hilal” të Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë.

Sot paradite një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës i prirë nga Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me një delegacion nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i prirë nga kryetari, Skënder Bruçaj qëndruan në Shkup ku u pritën nga reisi i BFI së RM, Sulejman ef. Rexhepi i cili i njoftoi delegacionet nga Shqipëria e Kosova për dëmet që ka pësuar lagjja Hasanbeg nga vërshimet dhe përmbytjet. Reisi po ashtu i njohu mysafirët edhe me masat e marra për tejkalimin e situatës dhe përpjekjet për normalizim e gjendjes atje.

Reis ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi falënderoj Myftiun Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës, kryetarin Bruçaj dhe KMSH për interesimin, përkrahjen dhe mbështetjen që kanë dhënë me rastin e fatkeqësisë në Hasanbeg.

Myftiu Tërnava e kryetari Bruçaj pasi i dorëzuan dëshminë e transfereve bankare të mjeteve financiare të grumbulluara nga dy xhematët respektive, edhe njëherë shprehen ngushëllime e dhembje për viktimat dhe dëmet e pësuara, si dhe ripërseriten gatishmërinë për solidaritet, përkrahje e mbështetje të mëtutjeshme.

Tre udhëheqësit e tri bashkësive Islame shqiptare (Myftiu i Kosovës, Naim ef. Twrnava, kryetari i KMSH, Skënder Bruçaj dhe nikoqiri reis, H. Sulejman Rexhepi) në mesditë qëndruan në lagjen Hasanbeg ku nga afër panë dëmet që kanë shkaktuar përmbytje dhe vërshimet si dhe masat e marra për sanimin e gjendjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz