BallinaLajmeMbi 50 mijë të shëruar nga COVID-19 në Gjermani

Mbi 50 mijë të shëruar nga COVID-19 në Gjermani

Të ngjajshme

A do ta prezantojë Alaudini “BBVK5”, përgjigja e tij habit ndjekësit

Moderatori i njohur Kosovar Alaudin Hamiti ka hapur një...

LVV-ja insiston se dekreti i presidentes është jokushtetues

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka...

Vengu për rezolutën ndaj Iranit: Shqipëria nuk e relativizon terrorizmin shtetëror

Deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Pirro Vengu, ka...

Kim Kardashian nuk njihet me pamjen e re, tronditen fansat

Kim Kardashian ka shkaktuar sërish bujë, këtë herë për...

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, deklaroi se janë shëruar mbi 50 000 persona nga koronavirusi.

Në një konferencë për shtyp në Berlin, Spahn shtoi se masat që kanë ndikuar në jetën e përditshme në Gjermani janë marrë për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, transmeton lajmi.net

“Masat e marra po tregojnë efekt. Ne po vërejmë se po kanë sukses. Sipas të dhënave të institutit Robert Koch, në vend janë rreth 110 000 raste me koroanvirus. Po ashtu, më shumë se 50 000 persona janë shëruar. Rastet e reja janë në rënie”, theksoi Spahn.

Duke rikujtuar se periudha e festës së Pashkëve në vend do të fillojë që nga nesër, Spahn i bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë masat, në mënyrë të mos vënë në rrezik këtë sukses. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz