Ardhja e sulmuesit Kastriot Rexha te Feronikeli ka rritur dukshëm konkurencen në këtë repart, shkruan futbollikosovar.com.
Por Feronikeli deri më tani ka bërë edhe disa goditje bombastike në repartin ofanziv.
Vetëm ardhja e Maganit dhe Rexhës sjellin në Drenas, 28 gola edicionin që shkoj, pra të dy shenuan nga 14 gola për skuadrat e tyre Lirin përkatsisht Dritën.

Por kjo nuk është e tëra skuadra ka rikthyer edhe ish-sulmuesin këmbë shpejt Mevlan Zeka.
Zeka njihet mjaft mirë nga tifozëria drenicase, ngase ka qenë edhe më parë pjesë e Feronikelit.

Krahat të lartë cekurëve ‘Nikli’, ka transferuar edhe futbollistin nga skuadra Kampione, Drita, Astrit Fazliun.
Fazliu pritet të jetë një atu e madhe në garë për titullin Kampion, këtë vit, për skuadren e Starovës, shkruan futbollikosovar.com.

Kurse krejt në fund në skuadër gjindet edhe futbollisti i jashtëzakonshem Mendurim Hoti.
Ky i fundit i ka qendruar besnik skuadrës gjatë këtyre tre edicioneve andaj ka besimin e plotë të skuadrës edhe për edicionin e ri.
Hoti pjesë e Kosovës U21, njihet për aftësit e tij, dribluese në krah të sulmit, ku pritet të jetë armë e fort e ‘Tigrave të Zi’.


