BallinaLajmeMbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Është mbajtur takimi i njëqindetridhjetegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë autorizuar Kryesuesin e Këshillit Prokuroruial, Blerim Isufaj, për nënshkrim të memorandumeve dhe marrëveshjeve të mirëkuptimit mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Anëtarët e KPK-së kanë diskutuar për procesin e kompletimit të përbërjes së Këshillit Prokurorial me tre anëtarët jo prokurorë.

Kryesuesi Isufaj njoftoi lidhur me hapat që janë ndërmarrë në kompletimin e përbërjes së plotë të Këshillit, pasi që kjo gjendje siç tha ai është duke shkaktuar probleme në realizmin e mandatit ligjor.

Anëtarët e KPK-së vendosen që të kërkohet nga Oda e Avokatëve dhe nga fakultetet juridike që të dërgojnë në Kuvendin e Kosovës, së paku nga tre kandidatë për zgjedhjen e nga një kandidati nga këto dy institucione për anëtar të KPK-së, ndërsa u vendos që të shpallet konkursi për zgjedhjen e anëtarit nga shoqëria civile.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Prokurorial aprovuan kërkesën për dorëheqje nga marrëdhënia e punës në pozitën e Prokurorit të Shtetit tre prokurorëve, Rilind Sermaxhaj, Ilir Berisha dhe Fatime Dërmaku, pasi që të njëjtit tani janë emëruar gjyqtarë në gjykatat e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz