MASHT-i po finalizon përgatitjet për testin e arritshmërisë, afro 50 mijë euro për kompaninë transportuese
dp

Lexo edhePërplasje mes vjehrrës dhe nuses në Skenderaj, të dyja përfundojnë në spital

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka filluar përgatitjet për organizimin e testeve për nxënësit që i nënshtrohen testeve të arritshmërisë, shkruan Indeksonline.
MASHT-i, tashmë e ka përzgjedhur kompaninë, e cila do të bëjë bartjen e zyrtarëve në territorin e Kosovës.
Kompania “Toni Turist” është shpërblyer nga ministria me vlerën e ofertës 48 mijë e 600 euro.

Lexo edhePërplasje mes vjehrrës dhe nuses në Skenderaj, të dyja përfundojnë në spital

Sipas dosjes së tenderit kompania do të sigurojë, transportin me autobusë dhe minibusë dhe njësive të tjera vartëse, brenda dhe jashtë territorit te Kosovës, si edhe transportin e zyrtarëve te MASHT-it për mbajtjen e testeve që organizohen për nxënës.
