back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmePërplasje mes vjehrrës dhe nuses në Skenderaj, të dyja përfundojnë në spital

Përplasje mes vjehrrës dhe nuses në Skenderaj, të dyja përfundojnë në spital

Të ngjajshme

E dhimbshme: Për nëntë muaj në Kosovë janë braktisur 16 fëmijë

Gjatë nëntë muajve në Kosovë janë braktisur 16 fëmijë....

Ndalet rryma në sallën e gjyqit, pritej të fillojë seanca për rastin e 400 kg kokainë

Në gjykatën Themelorë në Prishtinë është ndërpre energjia elektrike. Pas...

BE-ja me sanksione të reja ndaj Rusisë së Putinit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për marrëdhënie me jashtë...

Shpërthimi në ndërmarrjen private në Kaçanik- dëmi i shkaktuar rreth 200 mijë euro

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një shpërthim...

Një rast dhune në familje është raportuar sot në Skenderaj, ku një 66-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, 31-vjeçare.

Përplasja fizike ndodhi në rrugën “Sala dhe Hamit Jashari” rreth orës 07:00. Të dyja gratë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar fillimisht në QKMF, e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ato janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar. Dyshohet se konflikti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme familjare.

Prokuroria ka iniciuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor”. Pas incidentit, vjehrra dhe bashkëshorti i saj janë shpërngulur në fshatin Aqarevë, ndërsa nusja ka mbetur në banesë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, raporton Sinjali, transmeton Insajderi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz