BallinaLajmeMASH thotë se shkollat mbyllen nëse përkeqësohet gjendja

MASH thotë se shkollat mbyllen nëse përkeqësohet gjendja

Të ngjajshme

Probiotikët kundër infeksioneve intime

Probiotikët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në...

Mehmeti rikthehet te Shqipëria, historia përsëritet ndaj Polonisë

Pas një mungese prej tre vitesh, Anis Mehmeti rikthehet...

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Tension midis Trump dhe Netanyahu, kjo është arsyeja

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me...

‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, ka...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu ka bërë thirrje menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për kujdes të shtuar në shkolla, në oborret e shkollave dhe në afërsi të tyre, në mënyrë që të jepet kontributi nga të gjithë për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

MASH në një deklaratë për media gjithashtu kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, MSH-së dhe Udhëzuesit për organizmin e mësimit në kushte pandemie, njofton Klan Kosova

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, paralajmëroi se nëse situata pandemike përkeqësohet,mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.

“MASH kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASH”.

Mësimdhënësit dhe nxënësit e të gjitha niveleve parauniversitare të Republikës së Kosovës, niveli parashkollor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë mund t’i përcjellin regjistrimet e përmbajtjeve mësimore në platformën e Shqipërisë www.akademi.al, ku me rastin e regjistrimit duhet përzgjedhur Kosovën si vendi ku zhvilloni mësimin, ndërsa qasja në këtë platformë duhet konfirmuar përmes e-mailit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz