MASh: Edhe 5 ditë për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore
dp

Lexo edheShkëputen kontratat e 9 zyrtarëve në institucionet e mjedisit dhe kadastrës, Pacolli: Askush s’mund të paguhet pa kryer detyrat

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka njoftuar se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përfundimin e afatit për aplikim për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1-9.
Sipas ministrisë, deri më sot, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar 144.493 aplikime për përfitimin e subvencionimit.
“Procesi i aplikimit vazhdon të mbetet i hapur deri më 9 gusht. Ftojmë edhe një herë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që të aplikojnë teksa kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përmbyllje të afatit”, thuhet në njoftim.

Lexo edheShkëputen kontratat e 9 zyrtarëve në institucionet e mjedisit dhe kadastrës, Pacolli: Askush s’mund të paguhet pa kryer detyrat
Ministria rikujton se para aplikimit prindërit duhet të sigurohen se xhirollogaria bankare është aktive dhe e saktë, si dhe se të dhënat e tyre në platformën e-Kosova janë të përditësuara.
Sipas njoftimit, të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar, para se të procedohen për subvencionim.