back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeMasat e reja zbulojnë edhe një vendim të rëndësishëm për pensionerët dhe...

Masat e reja zbulojnë edhe një vendim të rëndësishëm për pensionerët dhe përfituesit e skemave sociale

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Në kuadër të masave të reja që janë ndërmarrë për parandalimin e koronavirusit nga ana e Qeverisë së Kosovës, është përfshirë edhe lirimi i përfituesve të skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt për qëllime evidentimi.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse”, thuhet në pikën 24 në njoftimin e lëshuar nga kryeministria për masat e reja.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të premten (4 shkurt) për masat e reja kundër COVID-19 që do të hyjnë në fuqi në këtë ditë.

Në kuadër të masave të reja, është përfshirë reduktimi i orës policore nga ora 00:00-05;00. Në masat e parafundit, ora policore fillonte nga ora 22:00.

Po ashtu, në masat e reja është larguar edhe posedimi i çertifikatës me tri vaksina. Sipas vendimit të ri, në Kosovë do të mund të hyjnë edhe ata që kanë dy vaksina, ose vaksinim me një dozë bashkë me një test negativ PCR.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet vetëm deri në orën 22:00.

Qeveria po ashtu ka lejuar punën e palestrave që iu ishte ndaluar puna me masat e deritanishme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz