BallinaLajmeMarshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Të ngjajshme

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjyqtari i rastit ka vendosur të mbyllë për publikun...

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik se ka siguruar lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës, për shfrytëzimin e hapësirës publike, me qëllim të organizimit të marshit qytetar me moton “Drejtësi jo politikë”.

Marshi, do të mbahet më 17 shkurt duke nisur nga ora 14:00 në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale dhe në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur nga organizatorët dhe me legjislacionin në fuqi, transmeton lajmi.net.

“Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga Komuna, leja është dhënë për përdorimin e hapësirës publike në orarin e kërkuar, duke garantuar kështu mbarëvajtjen e aktivitetit qytetar në mënyrë paqësore dhe të rregullt”,thuhet në njoftim.

Po ashtu platforma “Liria ka Emër” u ka bërë  thirrje qytetarëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet.

“Ky marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”, shkruhet në Facebook./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz