back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeMarrëveshja për shkarkimin e ministrave, a do të vepronte Kurti pa lejen...

Marrëveshja për shkarkimin e ministrave, a do të vepronte Kurti pa lejen e Mustafës?

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur nëse duhet të marrë leje nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, për t’i shkarkuar ministrat e kësaj partie, ka deklaruar se nuk beson se do të ndodhen para sfidave të tilla, raporton Gazeta Express.

Kurti tha se do të bashkëpunojnë me subjektet tjera në qeveri në baza të partneritetit.

Ai shton se nuk e mendon se do të ketë ministra që duhet të shkarkohen, e se të gjithë do të funksionojnë sipas programit qeverisës e marrëveshjes që është arritur mes partnerëve.

“Unë dua që të bashkëpunojmë me subjektet e tjera në qeveri me bazat e partneritetit, nuk dua të mendoj se si do të kemi ministra që duhet shkarkuar në qeverinë e Republikës së Kosovës nuk do të ketë ministra LVV, LDK, NDS e LS, do të jenë të gjithë ministra të qeverisë dhe me programin tonë qeverisës me marrëveshjet që kemi arritur me ndryshimin që e ka votuar populli nuk besoj që do të ndodhemi para sfidave të tilla”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz