Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur marrëveshje. Ajo pritet të publikohet së shpejti edhe nga partitë në fjalë.
Reporteri.net qysh sot në mengjes nga burimet e veta ka raportuar se marrëveshja është arritur, duke marrë LDK Kryetarin e Kuvendit, pasi VV u pajtua që Glauk Konjufca të dorëhiqet.
Sipas burimeve të Reporterit, marrëveshja parashesh edhe rritjen e ministrive.
“Kryetare e Kuvendit do të jetë Vjosa Osmani”, kanë thënë burime të sigurta të Reporterit.
“Ministritë janë paraparë 6 më 6 për të dy këto subjekte, ndërkaq pritjet janë që 3 ministri të mbesin për minoritetet”, ka thënë një zyrtar i afërt me negociatat. Pra numri i ministrive shtohet në ministrive në 15, e jo 12 sa kishin premtuar.
Po sipas këtyre burimeve, LDK tashmë ka gati edhe emrat e dy ministrave nga radhët e saj. Lumir Abdixhiku pritet të emërohet Ministër i Infrastrukturës, ndërkaq Anton Quni, Ministër i Mbrojtjës.
Sa i përket çështjes së presidentit, nuk ka ende ndonjë konfirmim jozyrtar apo zyrtar nëse ka dakordim tash apo ëhstë lënë të diskutohet më vonë./Reporteri