back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaBotëMark Esper zgjedhet Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-ve

Mark Esper zgjedhet Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-ve

Të ngjajshme

Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj të rinj në negociatat me BE-në

Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të...

Lushtaku pas dëshmisë së Rubin: Disa shqiptarë ende në gjumë, kanë rënë në lajthitje me Serbinë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratave...

Ekspertët të shqetësuar nga mungesa e këtyre katër vlerave ushqyese

Ekspertët shëndetësore kanë ngritur shqetësimet e tyre për shëndetin...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Senati amerikan votoi me shumicë dërmuese pro emërimit të Mark T. Esper si Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-ve.

Konfirmimi i Esper i jep fund një boshllëku prej disa muajsh të krijuar që kur Jim Mattis dha dorëheqje vitin e kaluar, pas mosmarrëveshjeve lidhur me politikat e Presidentit Donald Trump.

Votimi reflektoi mbështetjen e gjerë dypartiake për Esper – i cili ka kaluar shumicën e karrierës së tij në ushtri dhe në qeveri – në një kohë kur vendi po ballafaqohet me kërcënime të ndryshme të sigurisë kombëtare dhe po konsideron ndërmarrjen e masave ushtarake ndaj Iranit.

Shumë prej tyre gjithashtu e shohin konfirmimin e Esper-it si një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të autoritetit në Pentagon që është gjithnjë e më shumë në kundërshtim me rrethin e brendshëm të Trump-it dhe të këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Esper, 55 vjeçar, ka shërbyer si Sekretar i Ushtrisë që nga fundi i vitit 2017, më parë ka punuar në Capitol Hill në cilësinë e zyrtarit të lartë republikan, si dhe ka mbajtur pozita të larta në Pentagon dhe në Fondacionin Konservator të Trashëgimisë.

Ai gjithashtu shërbeu për më shumë se një dekadë në ushtri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz