Malisheva vitin e ardhshëm me pishinë gjysëm olimpike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë sot përurimin e Stadiumit të Malishevës.
Ministri Gashi tha se “është moment i veçantë për mua, për Qeverinë e Republikës së Kosovës por edhe për Komunën e Malishvës dhe qytetarët e saj që më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme të të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Malisheva të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, përkatësisht realizimin e sportit të futbollit”.
Po ashtu, ministri Gashi tha se në Komunën e Malishevës do të ketë edhe investimet tjera që do të realizohen në fushën e sportit me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive.
“Ministria e Sportit vitin e ardhshëm do të filloj punimet për ndërtimin e pishinës gjysëm olimpike në Komunën e Malishevës, marr për shkas që kjo komunë njihet për traditen që ka në këtë lëmi sportive” tha ministri Gashi.

Lexo edheLahuta është instrumenti më i lashtë dhe kryesori në Eposin e Kreshnikëve
“Sportistët tanë po vazhdojnë të na bëjnë krenar, përveç sukseseve në vend, Kosovës i sollën medalje edhe nga garat ndërkombëtare pra sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës dhe ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar ta mbëshesim fuqishëm sportin në vendin tonë”.
Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderoi ministrin Gashi për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Malishevës. Ky stadium për Malishevën është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i mirëpritur, sidomos për futbollistët, sepse ata do të kenë një vend ku do të garojnë dhe zhvillohen më tutje në sportin e futbollit tha Begaj.














