BallinaLajmeMaliqi: Të hapet edhe një Gjykatë e Hagës për krimet e padënuara...

Maliqi: Të hapet edhe një Gjykatë e Hagës për krimet e padënuara të Serbisë

Të ngjajshme

Publicisti Shkelzen Maliqi ka kërkuar që Serbia të detyrohet të zbulojë 16 varrezat masive të krimeve të luftës që në një emision televiziv i përmendin zyrtarët e kabinetit të ish-kryeministrit serb Zoran Djindjic.

Ai po ashtu ka kërkuar që të hapet edhe një Gjykate e Hagës për krimet makabre te padënuara të Serbisë zyrtare, njofton Klan Kosova.

“Kryediplomati dhe ish-kryeministri serb Ivica Daçiq të ndiqet penalisht për obstruksion te drejtësisë në zbulimin e krimeve masive te luftës”.

“Prokuroria e Kosovës të ngritë padinë! Të iniciohet Peticioni në Kosovë dhe Peticion ndërkombëtar ku kërkohet përgjegjësia dhe ndjekja penale e të gjithë zyrtareve serbë për aferën makabre të varrezave masive të fshehura me vite”.

“E kemi ditur ketë edhe më herët, por tani kemi dëshmitë e dorës së parë që akuzojnë jo vetëm regjimin e Milosheviqit, por edhe të gjitha regjimet pasuese”.

“Le të hapet edhe një Gjykate e Hagës për krimet makabre te padënuara të Serbisë zyrtare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz