Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur për kandidimin e tij për president të vendit.
Haradinaj ka thënë se e mendon të kandidohet për president.
” E mendoj të kandidohem për president. Ne rrethanat që kemi ardh është e drejtë kandidatura ime për president”.
Haradinaj tha se nëse do të bëhej president do të shkonte në një farë mënyre si në një pension të politikës.
“Me marrë punë direkte politike pas presidentit nuk parashihet. Kryesisht me atë punë mbyllet karriera politike”, ka thënë Haradinaj në Kanal 10.