back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaBotëMal i Zi në krizë për miell, ndalimi i eksporteve nga Serbia...

Mal i Zi në krizë për miell, ndalimi i eksporteve nga Serbia shkakton mungesa

Të ngjajshme

Owen kritikon Salahun pas komenteve të tij

Ylli i futbollit, Mohamed Salah ka marrë vëmendje kohët...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është...

Gërvalla dhe Peci japin lajmin: Analisti Blerim Gashi aderon në GUXO

Partisë GUXO i është bashkuar edhe analisti i njohur,...

Alpinisti lë të dashurën vetëm në malin më të lartë të Austrisë, ajo ngriu për vdekje

Autoritetet austriake kanë identifikuar 33-vjeçaren, Kerstin Gurtner si gruan...

Rezervat e miellit në Mal të Zi tani vlerësohen nga dhjetë deri në 15 ditë.

Ministria e Bujqësisë është ende duke diskutuar me kolegët në Serbi për mundësinë e heqjes së ndalimit për sasitë e grurit dhe miellit që tashmë janë porositur, por edhe për të negociuar importet nga tregjet e tjera.

Ministrat e Bujqësisë së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dje, siç thuhet në deklaratë, në Beograd kanë diskutuar për “Iniciativën e Ballkanit të Hapur”, rëndësia e së cilës posaçërisht theksohet në situatën aktuale kur shumë tregje në botë po mbyllen.

Vendet e Iniciativës për Ballkanin e Hapur, e formuar në vitin 2019, janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ndërsa BiH dhe Mali i Zi kanë refuzuar të bashkohen. Politikanët e asaj kohe e vlerësuan këtë iniciativë si të panevojshme, sikur të ishte një projekt politik i Aleksandar Vuçiqit. Prandaj, ekziston mundësia që ndalimi të hiqet vetëm për anëtarët e saj.

Për faktin se Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi nuk ka lejuar hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi për zgjedhjet në Serbi, jashtë konsullatave ekzistuese serbe, Vuçiq ka thënë dy ditë më parë se Mali i Zi “do të marrë një përgjigje me ndikim të gjerë.

Shoqata e Industrisë së Mullirit të Serbisë kërkoi heqjen e ndalimit të eksportit, sepse ata kanë miliona tonë tepricë në magazinë dhe një korrje e re e grurit do të fillojë pas katër muajsh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz