back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeMakinës së kompanisë shqiptare i vihet zjarri nga serbët në Vranje

Makinës së kompanisë shqiptare i vihet zjarri nga serbët në Vranje

Të ngjajshme

Ka kaluar më shumë se një orë që nga fillimi i takimit Trump-Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin...

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me kushte stabile...

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Zbulimi i një fosili 25 milionë vjeçar në një...

78 vatra zjarri sot në Kosovë, situata më e rënduar paraqitet në Vushtrri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se të...

Një makine të kompanisë shqiptare “Saba Bellca” i është vënë zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur  kryetari i kësaj komune, Shaip Kamberi, duke thënë se kjo është pasojë e politikës albanofobe së cilës sipas tij ditëve të fundit i ka paraprirë presidenti serb, Aleksandar Vucic, për një invazion të shqiptarëve mbi Vranjën.

Kamberi thotë se pasojat tash po bien mbi kurrizin e kompanive shqiptare.

“Vurja e zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “Saba Bellça”, përveç që dëshmon mosgatishmërinë e shtetit për t’i mbrojtur kompanitë shqiptare, ajo flet edhe për mentalitetin e mbrapsht që i përket viteve të ’90 ta”, ka thënë Kamberi përmes Facebook.

“Përveç dëmtimit të drejtëpërdrejtë të shkaktuar kompanisë shqiptare “Saba Bellça”, një gjest i tillë ngjallë frikën jo vetëm ndaj kompanive shqiptare por dëshmon edhe mungesë të stabilitetit për investitorë të huaj”.

“Heshtja e institucioneve kompetente për të pestën herë rradhazi le të kuptohet që ato ose nuk janë të gatshme për t’i mbrojtur dhe trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë e sukësesëshme ose përkrahin fushatën antishqiptare që ka për qëllim pengimin e biznesit shqiptar”.

Ai ka thënë se shpreson që ky rast të mos kalojë në heshtje.

“Besoj që kjo problematikë duhet të ngritet në instancat më të larta vendore dhe kombëtare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz