Majlinda Kelmendi fiton 2 gara në Hungari, kalon në gjysmë finale
BILLI

Lexo edheNisin punimet e stadiumit nacional të Kosovës

Majlinda Kelmendi ka arritur që të fitojë dy gara në Grand Prix të Budapestit.
Kelmendi ka mposhtur në fillim meksikanen Luz Olvera, shkruan Reporteri.net
Majlinda ishte në disavantazh me 1 wazzari e kishe edhe një karton (shido), por ka arritur ta rikthejë lojën duke fituar 2 wazzari rresht që kanë vlerën e një Ipponi.
Lexo edheNisin punimet e stadiumit nacional të Kosovës
Pas saj, Kelmendi fitoi luftën e dytë duke kaluar në gjysmë finale. Kelmendi me shumë zgjuarsi ka arritur që ta mposhtë Shukavanin me një vazzari në kohë shtesë.
Kelmendit i duhet edhe një fitore për të kaluar në finale, ku ka shpresë për medalje të artë./Reporteri.net