BallinaShqiptareMajlinda Bregu fiton postin e ëndërruar: Faleminderit Ditmir!

Majlinda Bregu fiton postin e ëndërruar: Faleminderit Ditmir!

Të ngjajshme

Skuadra me pronarë yjet e sportit, futet në Ligue 1

Skuadra Le Mans ka siguruar futjen në Ligue 1...

Deliu-Kodra thumbon Osmanin e Kurtin: Dy anë të një medaljeje mbeten një

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thumbuar...

“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për të ngujuarit në “Trepçë”

Kryesuesi i bordit mbikqyrës të “Trepçës”, Shpëtim Dobra ka...

Dy vetura përfshihen në aksident në Pejë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e...

“Fituam! Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!” – Kështu njoftoi para pak minutash, ish-ministrja e PD, Majlinda Bregu, në rrjetet sociale, e cila ka arritur të marrë pozicionin e ëndërruar, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, me rekomandimin edhe të qeverisë shqiptare. Ndaj, në mesazhin e saj, Bregu nuk ngurron të falenderojë publikisht, Ministrin e Jashtëm socialist Ditmir Bushati, personin me të cilin ka qënë kundërshtare politike për shumë vjet, por pas kësaj, jo më.

“Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan, – shkruan Bregu në Fb, – për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time. U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

am e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!

Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!

E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!” përfundon Bregu, mesazhin e saj.

Rezultate imazhesh për Majlinda Bregu dhe ditmir bushati

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz