BallinaLajmeKonferenca shkencore për Ibrahim Rugovën: Verli: Trashëgimia e tij, fushë e hapur...

Konferenca shkencore për Ibrahim Rugovën: Verli: Trashëgimia e tij, fushë e hapur kërkimi për studiuesit

Të ngjajshme

Dy vetura përfshihen në aksident në Pejë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e...

Dembélé: Pak festë tani, por duhet të mbetemi të fokusuar për finalen e Championsit

Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembélé, ka kërkuar përqendrim...

‘Mozën do ta..’, Akili shokon me pretendimet për Ferma VIP

Akili, ish-banori i edicionit të tretë të “Ferma VIP”,...

Dënohen dy punëtorët e “Pallatit të Rinisë” për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarit në...

“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti nuk i komenton fare deklaratat e fundit të Vjosa Osmanit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjet ndaj...

Në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës së Ibrahim Rugovës, e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e studiuesve, akademikëve dhe personaliteteve të jetës kulturore e shkencore shqiptare.

Konferenca, siç u tha të enjten, synon të trajtojë në mënyrë ndërdisiplinore figurën e Rugovës, duke ndriçuar dimensionin e tij letrar, filozofik, kulturor dhe politik, si një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare.

Këshilli organizues i konferencës përbëhet nga Sabri Hamiti si kryetar, ndërsa anëtarë janë Gëzim Hoxha, Rexhep Ismajli dhe Marenglen Verli, derisa sekretar i konferencës është Nysret Krasniqi.

Kryetari i Këshillit Organizues, akademiku Sabri Hamiti, tha se jeta dhe vepra e Rugovës paraqesin një rrugëtim të veçantë intelektual, që nis nga formimi familjar dhe letrar për të kaluar më pas në dimensionin politik dhe shtetformues.

Sipas tij, Rugova kaloi nga fazat e hershme të shkrimit dhe hulumtimit shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, deri te ndërtimi i autoritetit të tij letrar e filozofik, për t’u shndërruar më vonë në prijës të rezistencës politike të Kosovës.

Hamiti tha se Rugova ishte një personalitet që ndërthurte letërsinë, filozofinë dhe politikën, duke investuar përfundimisht kapacitetin e tij intelektual në projektin politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Si themelues i Pavarësisë së Kosovës, mandej elementi cilësues i tij, brishtë, apo Gandi i Ballkanit mbeten vetëm në nivelin e figurave të krahasimit pra dhe veprimit politik. Ibrahim Rugova është kritiku letrar i madh i letërsisë shqipe të shekullit XX, më tej interpretues themlor i letërsisë së kaluar dhe të kulluar nëpër labirintet e letërsisë arbërore, krahasues me letërsinë botërore. Vepra e tij kritike zhvillohet në dy dekada, prej 1971-1987. “Prekje lirike”, “Kah teoria”, “Strategjia e kuptimit”, “Vepra e Bogdanit”, “Kah premisat e kritikës shqiptare”, “Refuzimi estetik”. Evoluimi i kritikës së Rugovës bëhet varësisht nga korpusi i veprave dhe fenomeneve letrare të interpretuara dhe trajta e brendshme e diskursit të tij kritik që mbjell llojin e veprave të interpretuara”, u shpreh Hamiti.

Ai shtoi se kritika e Rugovës mbetet një shkrim i argumentuar dhe një kërkim i vazhdueshëm filozofik e letrar, duke theksuar se pas studimeve në Paris në vitet 1976-1977, Rugova u ndikua edhe nga teoritë moderne të semiologjisë dhe mendimit kritik evropian.

Sipas Hamitit, Rugova ndërtoi një model unik të shkrimit kritik që bashkonte dijen dhe shijen estetike, ndërsa në dimensionin filozofik ai arrinte të lidhte kulturën antike me modernitetin përmes dialogut të vazhdueshëm me kulturën shqiptare.

Në konferencë foli edhe historiani dhe akademiku nga Shqipëria, Marenglen Verli, i cili vlerësoi figurën e Rugovës si një personalitet me ndikim të madh në jetën kulturore dhe politike shqiptare.

“Trashëgimia e tij, si në rrafshin letrar-kulturor ashtu edhe në atë politik shtetformues, mbetet një fushë e hapur kërkimi për studiuesit e sotëm. Ajo kërkon lexim të ri, analizë të thellë dhe vendosje në kontekste më të gjera evropiane dhe ndërkombëtare. Në këtë kuadër kjo konference përbën një nismë të çmuar për të ndriçuar në mënyrë ndërdisiplinore figurën dhe veprimtarinë, si dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona shkencore. Duke ju uruar punime të suksesshme dhe diskutime të frytshme, shpreh bindjen se kjo veprimtari do të sjellë një kontribut të rëndësishëm në studimin dhe ripërcaktimin e një prej figurave më emblematike të historisë sonë kombëtare”, tha Verli.

Konferenca pritet të vazhdojë me sesione të ndryshme shkencore, ku studiues nga Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera do të trajtojnë aspekte të ndryshme të jetës, mendimit kritik, filozofisë politike dhe rolit historik të Ibrahim Rugovës në proceset shtetformuese të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz