back to top
Monday, February 16, 2026
BallinaLajmeMacron uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, kërkon zbatimin e marrëveshjeve të...

Macron uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

Të ngjajshme

Rusia: Territori në qendër të bisedimeve të nesërme me Ukrainën

Rusia synon të negociojë me Ukrainën për çështjet territoriale...

Stuhitë Atlantike shkaktojnë kaos moti në Evropë

Europa po përballet me kaos moti. Stuhitë e dhunshme...

Arbeloa: Nuk mendoj se Mourinho mund të më befasoj

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, shmangu diskutimin për...

Super Ramadani, shënon ndaj Cagliari

Lecce po e mposht Cagliarin në ndeshjen e Serie...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga presidenti francez Emmanuel Macron, me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë.

Në letrën e Macronit, shkruan se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një çështje e sigurisë evropiane dhe se Franca e mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka deklaruar se Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar drejtimin, duke ashtuar se u takon dy palëve që t’i zbatojnë.

“Duke u mbështetur në vlerat tona të përbashkëta, në fusha po aq të ndryshme sa edhe thelbësore, si olimpizmi, frankofonia apo promovimi i të drejtave të grave, shpresoj që bashkëpunimi ynë të mund të zhvillohet në fusha kyçe për të ardhmen e Kosovës, përfshirë edhe përmes forcimit të shkëmbimeve tona ekonomike”, thuhet në letrën e Macron.

Shefi i shtetit francez, theksoi se ribashkimi i kontinentit evropian kalon përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Përballë çrregullimit dhe brutalizimit të botës, uniteti i kontinentit tonë duhet të mbetet prioriteti ynë i përbashkët”, ka theksuar Macron.

Të Fundit

Sport

ShowBiz