BallinaLajmeLutfi Haziri tha se vetëm LDK-së i takon posti i Presidentit, kështu...

Lutfi Haziri tha se vetëm LDK-së i takon posti i Presidentit, kështu u kundërpërgjigjet Lushtaku

Të ngjajshme

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Deputeti nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili ka thënë se posti i presidentit duhet të kalojë nga zyret e LDK-së.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Lushtaku këtë veprim të Hazirit e quajti jo etik dhe se nuk është koha për pozitë të presidentit.

Gjithashtu, ai u shpreh se për çdo pozitë vendos Kuvendi dhe deputetët me votën e tyre.

“Nuk është etike me fol për pozicione dhe pozita të presidentit në këto rrethana, pozita e presidentit ka mandat dhe nuk është në diskutim, besoj që pozita e presidentit dhe çdo pozitë votohet në Kuvendin e Kosovës dhe kalon në të gjitha procedurat, Kuvendi dhe deputetët janë ata që do të vendosin me votën e tyre “.

Ditë më parë, Haziri shkroi se zgjedhja e presidentit do të kalojë nëpër zyrat e partisë së udhëhequra nga Isa Mustafa, siç ka ndodhur edhe me pozitën e Kryeministrit dhe të kryetares së Kuvendit.

“Zgjedhja e Presidentit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Ashtu siç kaloi edhe zgjedhja e Kryeministrit dhe Kryetares së Kuvendit…Kur bëhet kështu, dihet kush bëhet President. Ai që përfaqëson unitetin e popullit. Vazhdojmë…”, shkroi Haziri në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz