BallinaLajmeLutfi Haziri: LDK nuk është trampolinë politike

Lutfi Haziri: LDK nuk është trampolinë politike

Të ngjajshme

Mehani s’e ndal gjuhën e rëndë, Lushtakun e krahason me Radojçiqin

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani,...

Vritet komandanti kryesor i Hamasit në një sulm ajror izraelit

Një zyrtar i Hamasit i ka konfirmuar BBC-së se...

Trump thotë se Irani ka qenë afër marrëveshjes “katër apo pesë herë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se në parim, koalicioni me Vetëvendosjen ka ndodhur, por po diskutohen vetëm detajet e marrëveshjes.

E ka konfirmuar takimin e së premtes mbrëma ndërmjet ekipeve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, por s’e ka treguar vendin ku i shtrënguan duart Isa Mustafa e Albin Kurti.

“Nuk mund të flas për vendin dhe mënyrën se si liderët komunikojnë. Por, takimi i fundit ka qenë i formatit ekipor”, ka thënë Haziri.
Kryetari i Gjilanit ka thënë se dy partitë tash kanë mbetur t’i zhvillojnë konsultimet për t’u ulur në një takim të ri dhe për ta nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Qeverisë së re.3

“LDK s’e ka diskutuar asnjëherë dhe ka ndërtuar standardin se fituesi e merr Kryeministrin, ndërsa ne si parti e dytë, në këtë rrafsh, do të duhej të na takonte pozita e Kryeparlamentarit”, ka thënë Haziri në një intervistë për Express.

Njeriu i dytë në LDK për një kohë s’ka dalë në publik pasi i ka pasur disa probleme shëndetësore që tashmë i ka tejkaluar.

Lutfi Haziri ka folur edhe për fushatën që dikur Vetëvendosja ia bënte atij dhe tash Agim Veliut. Ka thënë se partia e themeluar nga Ibrahim Rugova asnjëherë s’do të shndërrohet në plastelinë e as trampolinë për dëshira të asnjë partie e individi.

“Por nuk do të lejojmë që LDK-në si organizatë politike dikush ta konsiderojë plastelinë që formohet si duan të tjerët, siç është thënë edhe nga disa funksionarë edhe të Vetëvendosjes. LDK-ja nuk do të jetë as si trampolinë politike për të realizuar aspirata politike që disa të tjerë kanë menduar më herët“, ka shtuar Haziri. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz