Lucern, aksident i rëndë në autostradën A14: Një i vdekur dhe tetë të plagosur
dp

Lexo edhe“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping gjatë paradës në Pekin: Mund të jetojmë 150 vjet

Një kamion po udhëtonte në autostradën A14 drejt Lucernit rreth orës 13:40 të së mërkurës. Midis hyrjes së Buchrain-it dhe tunelit Rathausen, automjeti u kthye djathtas për arsye ende të panjohura dhe goditi kangjellën mbrojtëse në anën e djathtë të rrugës.
Kamioni u detyrua më pas të dilte nga rruga dhe u përplas ballë për ballë me barrierën qendrore, duke e thyer atë dhe duke u përmbysur, shkruan 20minuten.ch. Kamioni pastaj është përplasur me disa automjete që vinin përballë. Gjithsej tri makina dhe një rimorkio janë përfshirë në aksident. Një person është plagosur për vdekje. Tetë persona të tjerë pësuan lëndime dhe u transportuan në spital nga shërbimi i ambulancës 144.

Lexo edhe“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping gjatë paradës në Pekin: Mund të jetojmë 150 vjet