Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Lidhja e tyre është konfirmuar prej kohësh, por duket se dashuria mes tyre po bëhet çdo ditë e më e fortë.
Në një postim të fundit në Instagram, Lotina ka publikuar një foto përkrah Mozzik, duke shkëlqyer me paraqitjen e saj glamuroze.
E veshur me stil dhe plot vetëbesim, ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pamjen e saj elegante dhe energjinë që reflekton krah partnerit të saj.

Çifti ndodhet aktualisht në pushime, duke shijuar disa ditë relaksi larg angazhimeve të përditshme./IndeksOnline/