back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeLondra i bashkohet misionit amerikan në Ngushticën e Hormuzit

Londra i bashkohet misionit amerikan në Ngushticën e Hormuzit

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Britania e Madhe njoftoi se po i bashkohet Shteteve të Bashkuara në një “mision ndërkombëtar të sigurisë detare” për të mbrojtur anijet tregtare që udhëtojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një linjë kyçe transporti e naftës në Gjirin Persik.

“Mbretëria e Bashkuar është e vendosur të sigurojë që transporti i saj është i mbrojtur nga kërcënimet e paligjshme,” u tha gazetarëve, ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace.

“Ne mezi presim të punojmë së bashku me SHBA-në dhe të tjerët për të gjetur një zgjidhje ndërkombëtare për problemet në Ngushticën e Hormuzit,” tha Wallace.

Vendimi vjen pas rritjes së tensioneve midis Londrës dhe Teheranit.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga aleatët e saj, të marrin pjesë në një mision detar, për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit, megjithëse vendet evropiane po hezitojnë.

Gjermania e ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në mision, duke thënë se në vend të kësaj, po bënte presion për një mision vëzhgues të Bashkimit Evropian, për të mbrojtur transportuesit në rajonin e Gjirit.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se “sigurisht do të duhet pak kohë për të bindur BE-në për këtë”.

Në korrik, Irani konfiskoi një cisternë me flamur britanik në Ngushticën e Hormuzit me pretendimin se ajo kishte shkelur ligjet detare. Disa ditë më parë një cisternë iraniane u konfiskua në Gjibraltar, me kërkesë të Londrës.

Londra tha se anija iraniane ishte e dyshuar për shkelje të sanksioneve të BE-së kundër Sirisë. Irani e mohoi se destinacioni i saj ishte në Siri.

Britania tashmë ka pozicionuar dy anije luftarake në Gjirin Persik.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë rritur praninë e saj ushtarake në rajon pas dy sulmeve të veçanta, duke përdorur eksploziv që dëmtuan cisterna nafte në Gjirin e Omanit, në fillim të këtij viti.

Uashingtoni e ka fajësuar Teheranin për sulmet. Irani mohoi përfshirjen.

Të Fundit

Sport

ShowBiz