back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeLlumnica: KEDS dhe KESCO po pasurohen në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve...

Llumnica: KEDS dhe KESCO po pasurohen në kurriz të qytetarëve dhe punëtorëve të KEK-ut

Të ngjajshme

LeBron James thyen edhe një rekord të madh të NBA

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, po vazhdon...

E premte me mot të vranët dhe riga shiu

Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët,...

Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale

Parlamenti i Portugalisë miratoi sot një projektligj, në leximin...

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën e menaxhimit të sektorit energjetik në Kosovë, duke theksuar se vendi po neglizhon një nga resurset e tij kryesore natyrore – thëngjillin.

Sipas Llumnicës, Kosova posedon thëngjill të mjaftueshëm dhe të gatshëm për shfrytëzim, ndërkohë që shumë shtete të rajonit detyrohen ta blejnë atë nga vende të tjera. Megjithatë, pavarësisht këtij potenciali, Kosova vazhdon të importojë energji elektrike përmes kompanive të tjera, duke shkaktuar kosto të larta për qytetarët dhe shtetin.

“Ne si punëtorë prodhojmë energji në kushte të rënda, në baltë, në mihje dhe në termocentrale, por pagat tona nuk janë të dinjitetshme. Punëtorët e KEK-ut vuajnë, ndërsa KEDS dhe KESCO kanë miliona,” tha Llumnica në emisionin Gazeta.

Ai ka akuzuar KEDS dhe KESCO se nuk i respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe nuk i paguajnë ata siç duhet, duke u pasuruar në kurriz të qytetarëve të Kosovës, punëtorëve dhe vetë shtetit.

Llumnica ka theksuar se zhvillimi i vendit duhet të bazohet në prodhim vendor, çka sipas tij do të sillte energji më të lirë për qytetarët dhe trajtim më dinjitoz për punëtorët.

“Një shtet që shfrytëzon resurset e veta është shtet më i përparuar, me ekonomi më të fortë dhe me qytetarë e punëtorë më të mbrojtur,” ka përfunduar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz