back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeKapet në Vërmicë i dyshuari që tentoi të ikte, i sekuestrohen mallra...

Kapet në Vërmicë i dyshuari që tentoi të ikte, i sekuestrohen mallra mbi 33 mijë euro

Të ngjajshme

LeBron James thyen edhe një rekord të madh të NBA

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, po vazhdon...

E premte me mot të vranët dhe riga shiu

Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët,...

Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale

Parlamenti i Portugalisë miratoi sot një projektligj, në leximin...

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe...

Në veturën e një personi janë sekuestruar mallra në vlerë mbi 33 mijë euro, por që i dyshuari fillimit kishte bërë përpjekje për të ikur, pasi që ai nuk iu bind urdhrit të zyrtarëve doganor në Pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Megjithatë nga Dogana e Kosovës bëjnë të ditur se pas reagimit të menjëhershëm operacional, zyrtarët doganorë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë në autostradë. Automjeti, nën përcjellje zyrtare, është kthyer në PKK Vërmicë për kontroll të detajuar.

Njoftimi i plotë:

Më 12.02.2026, rreth orës 12:15, në Pikë Kalimin Kufitar Vërmicë, zyrtarët doganorë të Njësisë së Antikontrabandës në kuadër të Doganës së Kosovës, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kanë identifikuar një automjet i cili nuk i është bindur urdhrit për ndalim dhe është larguar nga pika e kontrollit.

Pas reagimit të menjëhershëm operacional, zyrtarët doganorë i janë vënë në ndjekje automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë në autostradë. Automjeti, nën përcjellje zyrtare, është kthyer në PKK Vërmicë për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit është konstatuar se automjeti transportonte dërgesa postare të destinuara për blerës në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Pas numërimit dhe verifikimit është konstatuar se në automjet ndodheshin:

– 233 pako

– 1,376 njësi mallrash të ndryshme

– Vlerë e përgjithshme e mallit: 33,810.98 €

– Shmangie nga detyrimet doganore: 10,075.67 €

Malli përfshinte artikuj të ndryshëm tekstili, këpucë, produkte kozmetike, aksesorë, produkte ushqimore dhe mallra të tjera konsumi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore të Doganës së Kosovës. Me urdhër të Prokurorit kompetent është inicuar rast për vepër penale. I gjithë malli është sekuestruar dhe evidentuar sipas procedurave ligjore, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht dhe dërguar në hapësirat zyrtare të Doganës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe shmangies së detyrimeve doganore, me qëllim mbrojtjen e rendit ekonomik dhe sigurisë së tregut.

Të Fundit

Sport

ShowBiz