Llapi përforcohet me portierin kosovar, firmos deri në vitin 2029
dp

Lexo edheLiria dhe Vëllaznimi me mesazh për krerët e UÇK-së para derbit

KF Llapi ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke transferuar portierin e talentuar kosovar, Miran Qela.
Qela, i lindur më 13 dhjetor 2006 në Gjermani, ka firmosur kontratë me klubin llapjan deri në vitin 2029.
Portieri 1.89 metra i gjatë është formuar në futbollin gjerman, ku ka qenë pjesë e akademive të FC Ingolstadt 04 dhe TSV 1860 München.

Lexo edheLiria dhe Vëllaznimi me mesazh për krerët e UÇK-së para derbit
Qela është gjithashtu pjesë e Kosovës U21, ndërsa Llapi e sheh atë si një investim për të ardhmen. /IndeksOnline/
