Drejtori Gashi flet me shifra, kaq është numri i mamografive të realizuara në kryeqytet

Drejtori i Shëndetësisë së Kryeqytetit, Dr. Bujar Gashi, mori pjesë në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, ku mbajti një fjalë përshëndetëse, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm, avancimin e trajtimit dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientet me kancer të gjirit.
Gjatë fjalës së tij, Dr. Bujar Gashi theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve shëndetësorë dhe përmirësimit të qasjes në shërbimet diagnostikuese dhe trajtuese.
Në këtë kontekst, ai prezantoi edhe të dhënat e Drejtorisë së Shëndetësisë për realizimin e mamografive në Kryeqytet. Gjatë vitit 2025 janë realizuar 1,847 mamografi, prej të cilave 463 gjatë muajit tetor, ndërsa gjatë vitit 2026, deri më tani, janë realizuar 857 mamografi, përfshirë 178 gjatë muajit tetor.
Dr. Bujar Gashi vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit multidisiplinar dhe të iniciativave për themelimin e një Qendre të Gjirit në Kosovë, si një hap i rëndësishëm drejt koordinimit më të mirë të kujdesit dhe përmirësimit të shërbimeve për pacientet.

Lexo edheProtestuesit hyjnë brenda Gjykatës së Apelit dhe thyejnë xhamat
Drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në promovimin e shëndetit të gjirit, fuqizimin e aktiviteteve vetëdijesuese dhe mbështetjen e përpjekjeve për zbulimin e hershëm, duke theksuar se kujdesi për shëndetin e gjirit është i rëndësishëm gjatë gjithë vitit.












