Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLladrovci: Vëmendja për zhvillimet në Hagë është e maksimale!

Lladrovci: Vëmendja për zhvillimet në Hagë është e maksimale!

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se dita me dinamikë, ku ngjarja e përcjell ngjarjen, ndodh që t’i mbetem borxh opinionit, rreth ngjarjeve me peshë të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

Unë, dje e pata një intervistë, ku kisha ndërmend të jap një deklaratë rreth procesit që po zhvillohet në Hagë.

Dita e 16 Korrikut, ishte ditë me pritshmëri të mëdha, për mua dhe për të gjithë ata që kanë dhimbje dhe njohuri të ecurisë së deritashme të Dhomave të Specializuara në Hagë, kundër heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Në Hagë, në betejën e fundit për të drejtën tonë për t’u mbrojtur dhe për të qenë të lirë nga okupimi serb, me akuza sa të rënda aq të shpifura po përballen Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët. Beteja është e pabarabartë dhe e stërzgjatur si proces. Armët juridike nuk janë të njëjta.

Është e qartë se Raporti i Martit, është sajesë, me mungesa të besueshmërisë dhe fakteve të prezantuara nga dëshmitarët, siç e tha njëri nga mbrojtësit “dokumentet në Hagë kanë gjurmë të gishtërinjve serbë”.

Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, kanë qenë, janë dhe mbeten heronj të luftës dhe paqes. Ata, si bijtë më të devotshëm të kombit, krijuan histori, ndërsa në Kosovën e çliruar, morën përsipër edhe një sakrificë, krijimin e Dhomave të Specializuara për të larguar retë e zeza mbi Kosovën.

Pres të fitojë drejtësia dhe shpifjet kundër UÇK-së dhe udhëheqësve të saj të marrin përgjigjen e merituar. Pavarësisht zhvillimeve në komunë dhe në vend, vëmendja ime për zhvillimet në Hagë është maksimale dhe një pjesë e zemrës së Kosovës, ndodhet padrejtësisht e ndaluar në Hagë!

- Advertisement -

Të Fundit