Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditEkspertja në Hagë pohon se literatura njeh mundësinë që viktimat të ekzagjerojnë...

Ekspertja në Hagë pohon se literatura njeh mundësinë që viktimat të ekzagjerojnë simptomat për arsye politike dhe personale

Të ngjajshme

Ekspertja mjeko-ligjore, Karin Duhne-Prinsen, gjatë dëshmisë të mërkurën në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pohoi se Protokolli i Stambollit e njeh mundësinë e ekzagjerimit të simptomave të një personi për arsye personale ose politike.

Duhne-Prinsen e pohoi këtë duke u përgjigjur në pyetjet e parashtruara nga avokati i Jakup Krasniqit, Victor Baieshu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Pas avokatit, pyetje për dëshmitaret nuk patën palët e tjera, por me pyetje vazhdoi trupi gjykues.

Pas përfundimit të pyetjeve nga ata, këto dëshmitare përfunduan dëshminë e tyre dhe me këtë ka përfunduar edhe paraqitja e provave gojore nga ana e mbrojtësit të viktimave.

Ekspertja gjatë seancës u pyet nëse një kërkesë për azil mund të jetë një prej arsyejeve personale që mund ta bëjnë një person që të shpikë ose ekzagjerojë simptomat.

“Është si mundësi, mund të jetë një prej arsyeve”, tha Duhne-Prinsen.

Avokati i Krasniqit pyeti nëse ekspertja ishte në dijeni të faktit që nga periudha 1989 deri më 1999-ën të paktën 350 mijë shqiptarë etnik janë larguar nga Kosova dhe kanë kërkuar azil në Evropën Perëndimore, duke përfshirë edhe shqiptarë që kanë pretenduar që janë kosovarë.

Duhne-Prinesn pohoi se ka njohuri se shumë shqiptarë etnik janë larguar nga Kosova gjatë kësaj periudhe.

Avokati pyeti se duke marrë parasysh kontekstin, metodologjia e përdorur nga ekspertet a ka përfshirë hapa për të kuptuar në qoftë se viktimat në këtë rast kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për azil ose në qoftë se kanë ndonjë konstatim të besueshëm sa i takon procesit të migracionit. Pra, pyeti nëse kanë analizuar historikun e azilit të personave që i kanë vlerësuar si pjesë e raportit.

“Jo, nuk jemi marrë fare me këtë. Thjesht ju kemi dhënë përgjigje pyetjeve që na u bënë”, tha Duhne-Prinsen.

Duhen-Prinsen pohoi se raporti i tyre mbështetet vetëm në simptoma që janë raportuar në dëshmitë e viktimave dhe nuk është bërë verifikim i kontekstit të viktimave. Tha se nuk është puna e tyre që t’u japin vlerë juridike simptomave.

Ekspertja po ashtu është pyetur nëse metodologjia e përdorur nga ato mund të bëjë dallim në mes një traume të përgjithshme dhe simptomave që janë të ekzagjeruar ose shpikura.

“Në ekzaminimet ligjore që ne kryejmë të cilat janë të ndryshme nga akt-ekspertiza- në rastin e parë, ne mund ta bëjmë këtë gjë… por unë nuk mund ta di dot në qoftë se personi e ka zmadhuar, e ka sajuar në mendjen e vet, sepse nuk i kemi bërë ekzaminim mjekësor. Për këtë akt-ekspertizë në fjalë, nuk mund të them gjë tjetër”, tha ajo.

Victor Baieshu pyeti ekspertet se nëse një prej vështirësive që haset në hartimin e një raporti të tillë është mungesa e aftësisë për identifikim nëse simptomat zmadhohen për përfitime si kërkesa për azil.

“Mendoj se kjo është diçka që shkon përtej fushëveprimit të këtij raporti. Nuk e bëjmë dot këtë vlerësim ne. Ju iu referuat Protokollit të Stambollit dhe e kemi shpjeguar disa herë se Protokolli i Stambollit është një udhëzim për ekzaminimet mjekësore, ndërkohë që raporti i prillit 2025 nuk është një raport i tillë. Në akt-ekspertizën tonë, ne jemi të qartë, por fabrikimi ose shpikja e simptomave është diçka që duhet ta kenë parasysh profesionistët”, tha Catherine Nicola-Black.

- Advertisement -

Të Fundit