Lladrovci uron Bajramin, fton të respektohen rekomandimet kundër pandemisë
BILLI

Lexo edheNë Gllanasellë të Drenasit, shtrohet rruga me gjerësi vetëm një metër e gjysmë, banorët revoltohen (VIDEO)

Lladrovci ka uruar që festa të shënohet duke respektuar masat dhe rekomandimet kundër pandemisë.
Postimi i plotë kryetarit Lladrovci:
Me fat Bajrami i Madh!
Pas muajit të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë që ta kenë pranueshmërinë e agjërimit te Zoti, këtij përkushtimi të veçantë të besimtarëve.
Nesër është Dita e Bajramit, andaj, ua uroj këtë festë prindërve, familjarëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, dhe të gjithë besimtarëve, me dëshirat më të mira për harmoni, dashuri dhe begati në familjet Tuaja.

Lexo edheNë Gllanasellë të Drenasit, shtrohet rruga me gjerësi vetëm një metër e gjysmë, banorët revoltohen (VIDEO)
Uroj që kjo festë, të shënohet edhe duke i respektuar masat të cilat i kanë dhënë institucionet tona, për luftimin e pandemisë, prandaj, ashtu sikur deri më sot, edhe sot e tutje, duhet me sukses t’i zbatojmë këto rekomandime.
Me fat Bajrami, paçi shëndet e lumturi!