back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeLladrovci për takimin Thaçi-Kurti: Nuk mbahet shpia me inat

Lladrovci për takimin Thaçi-Kurti: Nuk mbahet shpia me inat

Të ngjajshme

Barcelona do të dyfishojë taksën turistike nga muaji i ardhshëm

Turistët në Barcelonë mund të taksohen me 15 euro...

“Rroftë UÇK’ja!” – Haradinaj nënshkruan peticionin në përkrahje të Thaçit dhe të tjerëve

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nënshkruar peticionin...

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit dhe mbyllet një lokal në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, Jakup Gashi, ka bërë...

Jakaj nga KDI: S’është hera e parë që LVV-ja sulmon Gjykatën Kushtetuese

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj,...

Lëshohet një raketë nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë, e shkatërron NATO

Një raketë e lëshuar nga Irani është shkatërruar nga...

Gjashtë Janari mbeti data për takimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

E gjithë kjo pas tri ftesave të dërguara nga Thaçi tek Kurti dhe refuzimi i tij për t’u takuar.Së fundi ai i dërgoi një letër presidentit ku i caktoi datën 6 janar si takimin mes tyre. Presidenti e pranoi kërkesën e Albin Kurtit, dhe caktoi orën e takimit.

Por një natë para këtij takimi, anëtari i PDK-së, njëherësh kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar duke thënë se “nuk mbahet shpia me inat”.

Sipas tij nuk pritet të ketë takim nesër, për shumë arsye duke theksuar se egoja nuk mund të qëndrojë mbi situatën.

Postimi i plotë:

Nuk mbahet shpia me inat!

Nuk pres me pasë takim nesër, për shumë arsye. Moti është paralajmëruar kjo qasje e mospërfilljes dhe demonizimit.

As nuk bëhet, as mbahet shteti me inat. Egoja nuk mund të qëndrojë mbi situatën!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz