back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLladrovci nuk e përfill udhëzimin e Memli Krasniqit: Drejtorët i lë jashtë...

Lladrovci nuk e përfill udhëzimin e Memli Krasniqit: Drejtorët i lë jashtë listës për asamble

Të ngjajshme

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladorvci nuk e ka respektuar vendimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sa i përket listët për asamble komunale.

Lladrovci ka dalur kundër udhëzimit të kryetarit të PDK-së që drejtorët komunalë të përfshihen në listën për asamble.

Kryetari i Drenasit sot ka vendosur që drejtorët të mos përfshihen në listën për asamble komunale

Postimi i plotë:

Në takim me kryetarët e Degëve dhe kryetarin Memli Krasniqi, kohë më parë, kur kemi diskutuar për parimin e hartimit të Listës për Asamble, kemi marrë udhëzim që të gjithë asamblistët dhe drejtorët e drejtorive të jenë në listë.

Një pjesë të rekomandimit e kam respektuar atë për asamblistat aktualë, ndërsa për drejtorët, nuk jam pajtuar.

Konsideroj se nëse drejtorët do të jenë pjesë e listës, do të kenë epërsi ndaj të tjerëve sepse kanë pasur funksione ekzekutive dhe do të ketë pabarazi brenda listës, e para, si dhe koncepti im për gjithëpërfshirje. Komuna jonë ka 43 lokalitete ndërsa i kemi 27 vende në Asamble, nga 30 kandidatët e Listës.

Kandidatët në Listë për Asamble që nuk kishin angazhim ekzekutiv apo punë me qytetarët, por edhe asamblistat aktual, do të ishin inferior përball drejtorëve, andaj, në mbledhjen e kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, me shumicë të votave është miratuar propozimi im që asnjë drejtor të mos jetë në Listën për Asamble.

Me këtë vendim, janë pajtuar edhe të gjithë drejtorët, me përjashtim të drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, znj. Albulena Saliuku, e cila dëshironte të ishte edhe në Listën për Asamble, edhe drejtoreshë deri në publikimin zyrtar të Listës zgjedhore të Drenasit.

Kjo pabarazi, brenda Listës për Asamble të komunës së Drenasit, është e palejueshme.

Sot, në takim me zonjën Saliuku diskutuam për këtë çështje duke cekur se asnjë nga drejtorët nuk mund të jenë në Listën e Degës së PDK-së në Drenas.

May be an image of ‎text that says '‎REPUBLIKA KOSOVÊS Republika Kosova-Republic of Kosovo Komuna Kryetarit Nr._01-070/1- 29163 bazë nenit 13, nenit 58 (paragrafi dhe nenit (paragrafi per Lokale (paragrafi Statutit Ligjit Nr.05/L-031 per Procedurën Pergjithshme Administrative, nxjerrë kett: Ligjit nr.03/L- Drenasit, nenit Komunes VENDIM Lirohet nga pozita Drejtorit Mandati znj. Albulena Saliuku ishte deri me Drejtorisễ per Buxhet dhe Financa znj. Albulena Saliuku. poziten Drejtorit Drejtorisẽ Buxhet dhe Financa, vendim shfugizohet vendimi Nr.01-101/03-5194, datës 30.01. 2024, lidhur me emërimin Albulena Saliuku ne poziten Drejtorit Drejtorisẽ Buxhet dhe Financa. Vendimi hyn fuqi data Vendimi dergohet: Kryetari Komunes صببعع Ramiz Lladrovei Zyres Personelit: Albulena Saliuku: Arkivir Komunés Drenasit;‎'‎

I shpreha falënderimin për punën e saj, bashkëpunimin e sinqertë dhe shumë produktiv sa ishte në funksion, e lirova nga detyra, por, vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët duke qenë ajo pjesë e Listës për Asamble nga Dega.

Gratë në vendimmarrje janë vlerë e komunës tonë, ato janë kontribuese të performancës tonë të shkëlqyer, vendimeve demokratike, llogaridhënëse dhe transparente./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit