BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Komuna është e gatshme të bashkëpunojë me Qeverinë Zvicerane

Lladrovci: Komuna është e gatshme të bashkëpunojë me Qeverinë Zvicerane

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka zhvilluar një takim Auditorët nga Qeveria Zvicerane.

Lladrovci është takuar me Auditorët nga Qeveria Zvicerane të cilët janë duke bërë auditimin e programeve zvicerane në Kosovë, përkatësisht projektet të cilat janë implementuar ne Komunën e Drenasit, thuhet në njoftimin e komunës të cilin e transmeton drenicapress.info

Auditorët nga Zvicra, kanë shprehur interesim për Komunën e Drenasit rreth projekteve të ujësjellësit, kanalizimeve, për numrin e banorëve të Komunës, sa është i shtrirë rrjeti i ujësjellësit në Drenas përmes kompanisë së ujësjellësit, sa vendbanime janë në rrjetin e kanalizimit dhe për projekte të tjera të cilat janë implementuar nga Qeveria e Zvicrës.

Kryetari i Komunës, ka falënderuar Qeverinë Zvicerane dhe popullin e tyre që kanë investuar në Komunën e Drenasit dhe ka njoftuar për gjendjen aktuale të ujësjellësit në Komunën e Drenasit dhe shtrirjen e tij, për rrjetin e kanalizimit dhe projekteve të tjera që janë implementuar përmes programit të financimit nga Qeveria e tyre. Kryetari Lladrovci u ka thënë Auditorëve Zviceran se Komuna e Drenasit është e gatshme të bashkëpunoj me Qeverinë Zvicerane për realizimin e projekteve të cilat janë në interesin e qytetarëve të Komunës së Drenasit. Ai ka thënë se do të krijojnë klimë bashkëpunuese për secilin projekt që është nga ta. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz