BallinaLajmeLista Serbe tenton instalimin e strukturave paralele në Skënderaj e Vushtrri

Lista Serbe tenton instalimin e strukturave paralele në Skënderaj e Vushtrri

Të ngjajshme

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Policia zhvillojnë aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit...

Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi zyrtar,po tenton të instalojë struktura të qëndrueshme paralele në dy komuna të Kosovës. Kandidati për deputet nga Lista Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare të Kosovës, Milan Kostiq, u emërua “kryetar i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Vushtrrisë” me vendim të Qeverisë së Serbisë. Këtë e ka konfirmuar vetë Kostiq për “KoSSev”, transmeton Gazeta Express.

Në seancën e fundit të Qeverisë së Serbisë, të mbajtur më 18 mars, u morën dy vendime për personelin në “Organet e Përkohshme të komunave të Vushtrrisë dhe Skënderajt”, kështu që Kostiq u emërua dhe Aca Mishiq u shkarkua nga kjo pozitë.
Në të njëjtën seancë, Rajko Tomasheviq u emërua në pozitën e “kryetarit të Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Skënderajt”.

Milan Kostiq ishte këshilltar i Goran Rakiqit ​​ndërsa ky i fundit shërbente si ministër i vetëqeverisjes lokale në Qeverinë e kaluar.

“Asambletë komunale në Kosovë brenda sistemit të Serbisë” u ngritën në vitin 2013 me një vendim të Qeverisë së Serbisë, dhe vetëm pas një viti – pas zgjedhjeve lokale të atëhershme serbe të mbajtura më 6 maj, ato u formuan. Pas shpërbërjes së tyre, përsëri me vendim të Qeverisë serbe, u formuan organe të përkohshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz