Lista Serbe mund ta braktisë qeverinë, a do të shkoj Kosova në zgjedhje?
01

Lexo edheDeputeti i VV-së: Ramush, bye-bye nga posti i kryeministrit

Duket se Lista Serbe është hidhëruar aq shumë nga arrestimi i drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq saqë po mendon largimin nga qeveria, transmeton portali arbresh.info.
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka thënë se ka nisur një iniciativë për të braktisur koalicionin në qeverinë e Kosovës.
“Udhëheqja e Listës Serbe ka miratuar një nismë për të lënë qeverinë në Prishtinë dhe do të njoftojë Presidentin serb Aleksandar Vuçiç për këtë vendim”, tha Goran Rakiq.
Lexo edheDeputeti i VV-së: Ramush, bye-bye nga posti i kryeministrit
Sipas tij dialogu në këto rrethana të dhunës institucionale nuk ka kuptim.
Dialogu në këto rrethana, kur njerëzve u shkojnë për skaj plumbat, kur fjala thuhet me pushkë dhe me thembra të çizmeve, përderisa bëhet dhunë institucionale ndaj qytetarë, s’ka kuptim”, tha Rakiq./Arbresh.info/