Lista Serbe: Dikush po përpiqet të sjellë trazira në mesin e serbëve në Kosovë
03

Lexo edheSerbia ndërron qasje karshi Kosovës

Lista Serbe ka dënuar ashpër incidentet në të cilat siç thonë në këtë subjekt politik dikush po përpiqet për të sjellë trazira në mesin e serbëve në Kosovë.
Kjo listë përmes një deklarate për media iu bën thirrje ” politikanëve të papërgjegjshëm të opozitës në Beograd që të mos i përdorin sulmet ndaj serbëve në Kosovë për promovimin e tyre”, transmeton Klan Kosova.
“Është e qartë se disave iu pengon paqja që e kemi arritur me mund të madh kohëve të fundit, dhe se atyre iu mungon hapësira për peshkim në ujërat e trazuar”.
Lexo edheSerbia ndërron qasje karshi Kosovës
Lista Serbe e cila drejtohet nga Goran Rakiq njëherit iu bën thirrje të gjitha institucioneve relevante “që të intensifikojnë angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve se paqja dhe siguria janë parakushte për normalizimin e jetës në Kosovë”.