back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeLimaj: Prokuroria i ka emrat e personave që montuan rastin ndaj meje

Limaj: Prokuroria i ka emrat e personave që montuan rastin ndaj meje

Të ngjajshme

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur rreth rastit “MTPT”, ku ka theksuar se Gjykatës i janë dashur 8 vite që të japë verdiktin e saj për akuzat ndaj meje.

- Advertisement -

“U deshën 8 vite që gjykata në verdiktin e saj të thotë se në ministrinë që unë e kam drejtuar nuk ka pasur keqpërdorime”, ka thënë Limaj në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se kanë qenë individ vendor dhe ndërkombëtar, ata që montuan rastin ndaj tij.

“Këta njerëz që janë kudo në institucione dhe e përdorin ligjin për të abuzuar dhe shkatërruar njerëz, duhet të mobilizohemi të gjithë që tua ngushtojmë rrethin këtyre personave pa marrë parasysh kush janë”, u shpreh Limaj, transmeton Telegrafi.

Limaj tutje ka shtuar se emrat e këtyre personave që kanë montuar rastin ndaj tij, i janë dorëzuar prokurorisë e madje edhe kanë qenë të publikuar në media para tri viteve.

“Emrat i ka prokuroria se kush i ka montuar sms-at, dhe njëri prej këtyre emrave është në institucione qendrore”, ka thënë Limaj.

Limaj tutje ka shtuar se do të angazhohen për largimin e atyre që abuzojnë me ligjin. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz