Limaj: Futja në karantinë e Veriut, cenim i sovranitetit të vendit
01

Lexo edheTakohen kryetarët e komunave të lindjes, bashkëpunojnë për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi qeveria serbe ka vendosur t’i fusë në karantinë komunat veriore të Kosovës.
Ai ka thënë se ky veprim është cenim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
“Futja në karantinë e komunave veriore të vendit me vendim të qeverisë serbe është cenim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës”.
“Veriu dhe çdo pjesë e Kosovës mund të izolohet vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë”.

Lexo edheTakohen kryetarët e komunave të lindjes, bashkëpunojnë për parandalimin e përhapjes së Covid-19
“Shqetësuese është edhe heshtja e kryeministrit në largim duke u sjellë sikur nuk ka ndodhur asgjë”.