back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLimaj flet për akuzat për vjedhje ndaj nënës së tij

Limaj flet për akuzat për vjedhje ndaj nënës së tij

Të ngjajshme

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Politologu Osmanaj mbështetë kandidaturën e Arian Tahirit: Prej personave më të ndershëm në politikë

Politologu mitrovicas, Egzon Osmanaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e...

Hyseni: Shpejtim Bulliqin do ta mundë mospuna e tij në këto zgjedhje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur rreth momenteve të tij më të vështira të jetës në të cilat thotë se e ka pasur të pamundur t’i kontrollojë emocionet.

Një nga momentet më të rënda thotë se e ka përjetuar në Hagë, kur ai ishte liruar por jo edhe bashkëluftëtari i tij, Hajredin Bala.

“Momenti i parë kur është dënuar Haradin Balaj në Hagë. Kam prit që do të lirohemi të tre në Hagë”, shpjegoi Limaj në emisionin ‘Tete a Tete me Adelinën” në Kanal10.

Ndërkohë një moment të cilin thotë se e ka përjetuar keq ishte akuzimi i nënës së tij për vjedhje.Thotë se në kohën kur flitej se nëna e tij ishte ‘zënë me para në kufi’, ajo në të vërtetë po vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Vështirë ka qenë në një gjykim në Prishtinë kur mu ka përmend nëna. Ka qenë një thashethem që ajo është zënë në Prishtinë me para në kufi…ndërkohë unë nënën e kisha me kancer. Asaj kanceri iu ka shfaq kur unë kam qenë në Hagë”, shpjegoi Limaj.

“Jom kanë shumë i lidhur më nënën…edhe në gjyqin në Prishtinë kur mu ka përmend…për çka një grua e ndershme me u cilësu hajneshë. Nana ime ka shku pa e parë përfundimin e gjykimit”, theksoi ai

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz