BallinaLajmeLimaj bashkë me ministrat e tij bojkotoi raportimin e Thaçit, vjen reagimi...

Limaj bashkë me ministrat e tij bojkotoi raportimin e Thaçit, vjen reagimi i Haradinajt

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka idenë pse ministrat e Nismës Socialdemokrate bashkë me kreun e tyre zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj munguan në mbledhjen e Qeverisë, ku raportoi presidenti i vendit Hashim Thaçi, rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Kreu i ekzekutivit i pyetur nëse ka qenë i njoftuar për këtë bojkot, theksoi se vendimi është marrë dje që kreu i shtetit të raportojë në Qeveri, prandaj nuk e din pse munguan, transmeton ksp.

“Nuk e di për besë se takimi është thirrur dje për sot, pra dje kemi marrë vendim. E pash që munguan disa ministra por ka raste kur mungojnë”, tha Haradinaj.

Madje, kreu i ekzekutivit shtoi se më shpesh rrinë mes vete ministrat e Nismës dhe PDK-së sesa me të.

“Nuk më ka thënë dikush diçka, po mendoj Sekretariati e bën ftesën, por s’kam pasur…Për besë iu kam thënë edhe një ditë ata komunikojnë shumë mirë mes veti dhe rrinë më shpesh mes veti se me mua”, u shpreh ai.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj bashkë me ministrat e partisë së tij, Skënder Reçica, Bajram Hasani dhe Shyqiri Bytyçi, munguan në mbledhjen e Qeverisë ku raportoi presidenti Hashim Thaçi rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ftoi të gjitha partitë që t’i bashkohen këtij procesi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz