Lewa: Do të qëndrojë te Barcelona, nuk është as temë diskutimi
dp

Lexo edheTuna rrëzohet në skenë teksa përgatitet të nisë performancën

Robert Lewandowski ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës.
Ai formoi treshen e sulmit me Raphinhan dhe Lamine Yamal, duke dominuar në futbollin spanjoll.
I vetmi trofe që ju kishte munguar klubit katalunas, ishte ai me veshë të mëdhenj ku të cilët u eliminuan në gjysmëfinale nga Interi.
Lewa, u lidh edhe me një largim nga Barça pas përfundimit të sezonit, por kjo u hodh poshtë nga sulmuesi polak.

Lexo edheTuna rrëzohet në skenë teksa përgatitet të nisë performancën
“Do të qëndroj te Barça, nuk është as temë diskutimi. Sigurisht. Jam i sigurt që skuadra jonë do të jetë më e fortë dhe dua të fitoj edhe më shumë”, deklaroi Lewandowski.
Këtë sezon Lewa, shënoi 42 gola në 52 paraqitje me Barçën duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit si dhe Superkupën./IndeksOnline/